Set tavoline ngrënie SAG Metal – Kafe/Zeze

- Kodi i produktit: SG028
Afati i dorëzimit: 15–17 ditë pune, pa përfshirë të shtunat, të dielat dhe festat zyrtare.
Shto tek favoritet Krahaso produktinPërshkrimi
Seti SAG Metal – Kafe/Zeze përfshin një tavolinë drejtkëndore me përmasa 160 + 30 cm, me mekanizëm hapjeje që shton hapësirën për më shumë persona.
Sipërfaqja e tavolinës është prej drrase melamin me teksturë natyrale druri, pa shkëlqim (jo high gloss), duke i dhënë një pamje autentike dhe të ngrohtë.
Këmbët janë metalike, të lyera me ngjyrë të zezë matte, me dizajn në formë "X" dhe shtesë mbështetëse poshtë për stabilitet maksimal. Ky dizajn jo vetëm që është modern, por edhe praktik për qëndrueshmëri afatgjatë.
Seti përfshin 4 karrige me këmbë të zeza, strukturë metalike, mbështetëse të rrumbullakosur dhe tapiceri me kadife ngjyrë krem – rehatshme, elegante dhe lehtësisht të kombinueshme me çdo ambient.
Specifikime:
Tavolinë: 160 + 30 cm (me hapje)
Gjerësi: 90 cm
Lartësi: 75 cm
Sipërfaqe tavoline: Drrasë melamin, teksturë natyrale
Këmbë tavoline: Metalike të zeza, formë “X”
Karrige: Kadife krem, strukturë metalike e zezë
Produkti vjen i çmontuar dhe përfshin manual për montim.



