Konsolë TV / Druri Natyral & Antracit








- Kodi i produktit: sgmt8
Afati i dorëzimit: 3-5 ditë pune, pa përfshirë të shtunat, të dielat dhe festat zyrtare.
Shto tek favoritet Krahaso produktinPërshkrimi
Kjo konsolë TV kombinon dizajnin modern me funksionalitetin e organizimit të brendshëm. Struktura është e punuar në pamje druri natyral, ndërsa dyert vijnë në ngjyrë antracit, duke krijuar një pamje kontrasti të balancuar për çdo ambient të dhomës së ndenjjes. Në pjesën e sipërme ofron një sipërfaqe të gjerë për televizor, dekorime ose pajisje multimediale.
Modeli përfshin 4 dyer me hapsirë të brendshme, të ndara me rafte funksionale për vendosjen e librave, aksesorëve, lojërave elektronike ose elementeve të tjera të përdorimit të përditshëm. Dorezat metalike rrethore dhe këmbët e zeza të pjerrëta i japin karakter modern dhe e bëjnë mobiljen të qëndrueshme.
Përmasat:
Gjatësia: 160 cm
Lartësia totale: 60 cm
Thellësia: 42 cm
Lartësia e këmbëve: 15 cm
Përmasat e brendshme të ndarjeve:
Dyert e majta: 77.3 cm
Dyert e djathta: 56.4 cm
Konsola vjen e çmontuar dhe përfshin manual të montimit dhe të gjitha aksesorët për montim.



